Pas një rënieje të shkurtër të të ardhurave të saj, Amazon nuk ka pas më ulje prapa, duke kapërcyer çmimin prej 2,050.27 dollarë për një kohë të shkurtër (2050.50 $) për t’u bërë një tjetër kompani me vlerë trilion dollarë në treg …
Amazon arriti këtë shifër saktësisht një muaj pas kompanisë Apple. Kush do të jetë kompania tjetër që do të arrijë këtë vlerë – Microsoft ose Alphabet (Google)?
Është interesant fakti se shumë njerëz nuk e dijnë që Apple nuk ishte kompania e parë në botë që ndonjëherë arriti $1 trilion në kapitalizimin e tregut.
Këtë e arriti e para PetroChina në vitin 2007, pas një debutimi të suksesshëm në bursën e Shangait në të njëjtin vit.
Dhe siç e theksuam më parë, humbja prej 800 miliardë dollarësh që përjetoi pas pak kohe është edhe humbja më e madhe që bota ka parë ndonjëherë.