Departamenti amerikan i Shtetit ka krijuar disa rregulla të reja për kërkuesit e vizave për SHBA.
Tani, gati të gjithë ata që dëshirojnë të marrin një vizë amerikane, duhet të dërgojnë detaje të rrjeteve të tyre sociale.
Departamenti i Shtetit deklaroi se njerëzit duhet të dërgojnë emrat e rrjeteve sociale dhe së paku detaje të pesë vjetëve të fundit për e-mail adresat e numrat e telefonit, transmeton KTV. Me propozimin e rregullave të reja, pritet të kenë ndikim te 14.7 milionë njerëz në vit.
Vizat diplomatike dhe zyrtare pritet të përjashtohen nga masat e reja, të cilat nuk do të mund t’i shmangin njerëzit që ia mësyjnë Amerikës për punë e studime. Deri më tani, këto rregulla vlenin vetëm për njerëzit që kanë qenë pjesë të shteteve të kontrolluara nga grupe terroriste.
Të gjithë ata që gënjejnë për detajet e rrjeteve sociale, do të përballen me pasoja të mëdha imigrimi.