Ambasadori i ri britanik Abbott ia dorëzon presidentit kredencialet, inkurajon luftën kundër korrupsionit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, përmes një publikimi në faqen zyrtare në Facebook, ka njoftuar se ambasadori i i ri Nicholas Abbott, prezantoi sot në mëngjes kredencialet te Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Pas ceremonisë, Abbott tha: “Jam i lumtur që kam prezantuar letrën time Kredenciale te Presidenti Thaçi. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë lidhje të thella miqësie dhe bashkëpunimi, të farkëtuara në kohërat më të vështira. Mezi pres të zhvilloj dhe forcojë marrëdhëniet tona me popullin e Kosovës, dhe të vazhdoj punën e paraardhësve të mi për të ndihmuar në reformimin dhe modernizimin e institucioneve, dhe demokracisë së Kosovës, dhe për të inkurajuar dhe mbështetur ata që janë brenda sistemit dhe të cilët po luftojnë korrupsionin dhe nepotizmin”, citon ambasada britanike të ketë thënë Abbott.

Mbretëria e Bashkuar, thuhet tutje aty, ishte vendi i parë që kishte lidhur marrëdhënie diplomatike pasi Kosova shpalli pavarësinë në shkurt 2008.

Reklama e sponzorizuar

“Shkëlqesia e Tij Nicholas Abbott është ambasadori i pestë i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë”, thuhet tutje.

Kujtojmë edhe njëherë se paraardhësi i Abbott, ishte ambasadori Ruairi O’Connell.