365 ditë nga taksa 100 për qind, paralajmërohet reciprocitet ndaj Serbisë

Janë bërë 12 muaj prej se Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për vënien e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

Tash kur ka kaluar një vit nga ky vendim, zyrtarët e dy subjekteve më të mëdha të dala nga zgjedhjet, LVV-së dhe LDK-së, po paralajmërojnë vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë, në momentin që vijnë në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.

Sot është bërë një vit i plotë prej kur Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Menjëherë pas vendimit të 21 nëntorit të vitit 2018 pati nisur presioni ndërkombëtar për heqjen e kësaj tarife. Si rrjedhojë e masës 100 për qind u ndërpre edhe dialogu Kosovë-Serbi. Pala serbe disa herë radhazi tha se nuk pranon të ulet në tryezën e bisedimeve për aq kohë sa nuk largohet taksa.

Reklama e sponzorizuar