Ku e shpenzojnë buxhetin familjar kosovarët?

Qytetarët e Kosovës  pjesën më të madhe të buxhetit të ekonomive familjare e shpenzojnë  për ushqim dhe banim .

Sipas të dhënave të Agjecisë së Statistikave të Kosovës, qytetarët shpenzojnë 40 përqind  për ushqim dhe 29 përqind për banim, nga konsumi i përgjithshëm.

Ndërsa pjesa tjetër ku kosovarët shpenzojnë më së shumti janë shpenzimet për transport, veshmbathje, alkool, duhan dhe mobilje.

Reklama e sponzorizuar

“Pasojnë shpenzimet për transport dhe veshmbathje nga 5 përqind, për alkool dhe duhan si dhe për mobiliet nga 4 përqind.”, thuhet në raportin “Rezultatet e Ekonomisë së Buxhetit të Ekonomive Familjare 2017” të Agjencisë së statistikave të Kosovës./Buletini Ekonomik/