Kosova do të japë 200 mijë euro për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve

Qeveria e Kosovës do të zotohet sot se do të japë 200 mijë euro për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve, që po organizohet nga Komisioni Evropian në Bruksel, për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit.

Kosova po përfaqësohet nga ministri i Financave, Besnik Bislimi, raporton KTV.

Fjalimet e përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor nisin pas orës 16:00.

Reklama e sponzorizuar

Aty do të jetë edhe Serbia që përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiq.