Tragjedia në Gjilan: Komandanti dhe tre oficerë tjerë policorë pezullohen për tri ditë

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës, që të suspendojë katër punonjës të Policisë së Kosovës, me arsyetim se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë veta të familjes Bllaca.

Kolonele Emina Mahmuti suspendoi për tri ditë (72 orë) komandantin e stacionit policor, zëvendës komandantin policor, shefin e operativës së stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil në Gjilan.

Zyra për informim nga Policia e Kosovës, në një komunikatë drejtuar mediave, thuhet se ky vendim erdhi pas grumbullimit të informacioneve në bashkëpunim me hetuesit policor të hetimeve rajonale të PK’së.

Reklama e sponzorizuar

Inspektorati Policor i Kosovës  pas grumbullimit të informacioneve në bashkpunim me hetuesit policor të hetimeve rajonale të PK-së në Gjilan dhe hetimit paraprak në stacionin Policor në Gjilan i ka rekomanduar suspendimin drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, ku me këtë rast Kolonele Elmina Mahmuti ka suspenduar për shtatëdhjet e dy (72) orë (komandantin e stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefin e operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil- në Gjilan) , lidhur me dyshimet me rastin e vrasjes së katërfisht,respektivisht një vetëvrasje”, thuhet në komunikatë.

Pesë trupa të pajetë u gjetën pasditen e së martës në një shtëpi në Gjilan. Sipas dyshimeve të para nga vendngjarja, Valdete Bllaca, zyrtare e Policisë së Kosovës, ka shtënë me armë zjarri drejt prindërve dhe dy vëllezërve të saj. Deri më tani janë dhënë dy versione për vrasjet, një nga fqinjët e një nga organet kompetente. Ndërkaq, ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te vrasja e katërfishtë e më pas vetëvrasja në familjen Bllaca.