Mbi 2700 raste e 16 viktima të reja nga koronavirusi për 24 orë në Gjermani

Instituti “Robert Koch”, organt kompetent për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve në Gjermani, ka bërë të ditur të shtunën se janë konfirmuar 2 mijë e 705 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e reja e kanë çuar në 16 mijë e 662 shifrën e përgjithshme të personave të infektuar, duke e futur Gjermaninë në grupin e vendeve evropiane që janë prekur më së shumti nga virusi i ri.

Në njoftim thuhet se 16 persona të infektuar kanë vdekur në 24 orët e fundit dhe kështu numri i përgjithëm i viktimave të virusit Covid-19 në Gjermani shkoi në 47, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

Pavarësisht rritjes së numrit të viktimave, Gjermania mbetet njëra ndër shtetet me shkallën më të ulët të vdekshëmrisë së të infektuarve me koronavirus.

Vendi më i prekur në Evropë vazhdon të mbetet Italia me mbi 620 të vdekur vetëm të premten, ndërsa numër i lartë i viktimave së fundi është shënuar edhe në Spanjë me mbi 300 të vdekur për 24 orë.

Qeveritë e shumë vendeve evropiane kanë marrë masa të gjera kundër përhapjes së virusit të ri, përfshirë mbylljen e kufijve, zbatimin e karantinave dhe ndërprerejn e fluturimeve.