Thaçi pret në takime të ndara kryetarët e partive për “koordinim për çështjet e interesit shtetëror”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,ka njoftuar se nesër do të presë kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarët e partive shiqptare parlamentare në Kosovë, për siç ka thënë ai, konsultim dhe koordinim për çështjet e interesit shtetëror.

Përmes një njoftimi për media nga Zyra e Presidentit njoftohet se takimet do të jenë të ndara, ndërkaq në takimin e parë nga ora 13:00 ai ka ftuar kryeministrin Kurti.

Pas tij, Thaçi ka ftuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, pastaj kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e Nisma-s Fatmir Limaj dhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Reklama e sponzorizuar