Bien për 44.4% shitjet e veturave të reja, prodhuesit afër kolapsimit

Statistikat për muajin mars kanë zbuluar atë që pritej, shitjet e veturave të reja kanë pësuar rënie për 44.4 përqind.

Kolapsi i autoindustrisë, i cili edhe pritej për shkak të mbyllës së shumicës së dyqaneve të shitjes, ka shënuar rënien më të madhe të shitjeve të veturave të reja, që nga 1990-ta, transmeton KOHA.

Por më e keqja, sipas “Motor Manufacturers and Traders”, ende nuk ka ardhur, për shkak të mbylljes së shumicës së vendeve Evropiane.

Reklama e sponzorizuar

Shitjet në Itali kanë pësuar rënie për 85 përqind, në Francë për 72 përqind e në Spanjë për 69 përqind.