Këshilli i këshilltarëve ekonomikë të qeverisë gjermane kanë thënë se ekonomia e vendit pritet të tkurret për 6.5 për qind gjatë këtij viti për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke shtuar se rënia do të vazhdojë, nëse numri i rasteve të virusit rritet.
“Pandemia e koronavirusit pritet ta shkaktojë rënien më të madhe të ekonomisë së Gjermanisë që nga themelimi i Republikës Federale. Megjithatë, ne presim që rimëkëmbja të fillojë gjatë verës”, tha kryetari i këtij këshilli, Lars Feld.
Ky këshill tha se pret një rimëkëmbje të ngadalshme në pjesën e dytë të vitit, ndërsa prodhimi vendor është parashikuar të rritet për 4.9 për qind vitin e ardhshëm, shkruan “Reuters”
“Kjo nënkupton se GDP-ja ndoshta nuk do të kthehet në nivelin që ka qenë para pandemisë më së shpejti deri në vitin 2022”, thuhet në deklaratën e këshilltarëve ekonomikë, ku shtohet se masat stimuluese të qeveritë pritet ta përkrahin rimëkëmbjen.
Megjithatë, këshilltarët paralajmëruan se këto parashikime do të varen nga paqartësia e konsiderueshme, sepse një valë e dytë e infektimeve do ta zgjaste rënien ekonomike.