Të hënën më 29 qershor janë regjistruar 122 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike numri total i rasteve pozitive 2.799 raste nga 23.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve deri dje ishte gjithsej 1.506 raste, kurse raste aktive janë 1.244, transmeton Klan Kosova.
IKSHPK edhe një herë ka bërë thirrje për zbatimin e rekomandimeve të këtij instituti.
“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, bën të ditur ky institut, transmeton Klan Kosova.