Prishtina nën ethe, sot pret përgjigjen e 140 testeve për koronavirus

Sonte pritet që të dalin rezultatet për 140 persona të dyshuar me koronavirus në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar mbrëmë Drejtori për Shëndetësi në këtë komunë, Bujar Gashi.

“Nesër priten rezultatet e rreth 140 të testuarve tjerë”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Dje në Prishtinë janë konfirmuar 13 raste të reja me koronavirus.

Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 280 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Prej tyre, 29 kanë rezultuar pozitive për COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 13 raste (sipas vendbanimit: 13 raste Prishtinë), komuna e Obiliqit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Milloshevë), komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Druvar dhe 1 rast Vushtrri) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Zhiti-Viti, Lutogllavë-Prizren, Shushicë-Istog, Janjevë-Lipjan, Fushë Kosovë dhe Rahovec.