Tregu i Kosovës është mbushur me mallra nga Serbia, pak muaj pas heqjes së taksës 100 për qind, përcjell Buletini Ekonomik.
Të dhënat e fundit për muajin qershor 2020 tregojnë se shteti serb e ka kthyer primatin në importet e Kosovës në mesin e shteteve që janë pjesë e CEFTA-s.
Importet nga Serbia për muajin qershor kapin një vlerë prej 18 milionë eurove, duke e tejkaluar kështu edhe Shqipërinë, me 17.6 milionë euro. Importet nga Maqedonia ishin në vlerë 18.2 milionë euro, kurse ato nga Bosnja 3.7 milionë euro. /Buletini Ekonomik/