Falë disa zhvillime në javën e fundit, Elon Musk ka përjetuar një rritje prej 15 miliardë dollarësh të pasurisë së tij.
Të hënën, u bë e ditur se kompania e veturave elektrike, Tesla, është pranuar në një nga indekset më të mëdha ekonomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi erdhi pasi “SpaceX” dërgoi katër astronautë në hapësirë.
Tani Musk pritet të bëhet personi i tretë më i pasur në botë.
Aksionet e kompanisë u rritën për 14 për qind pasi kompania iu shtua indeksit. Me 20-përqindëshin e aksioneve që janë nën pronësinë e Muskut, pasuria e tij është rritur në 117 miliardë dollarë, sipas indeksit “Bloomberg”.
Pasuria e tij është rritur për 90 miliardë dollarë sivjet me Teslan që vazhdon të shënojë rritje në treg.
Kompania amerikane sivjet u bë më e vlefshmja në botë edhe pse shet 140 mijë vetura në vit, në krahasim me prodhuesin tjetër më të vlefshëm Toyota, që shet rreth 10 milionë në vit.