Priten arrestime në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, dyshohet për marrje ryshfeti

Marrje ryshfeti në vazhdimësi për ndarje të subvencioneve kanë qenë dyshimet që kanë çuar në aksionin policor të enjten në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, ka mësuar KOHA.

Pritet arrestimi i një numri të madh të zyrtarëve.

Aksion policor në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. Forca policore janë parë në hyrje të objektit, ndërsa ende s’janë bërë të ditura detajet.

Ndërkaq aksionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai ka thënë se detajet do të jepen pas aksionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë ai.