Gjermania përkohësisht ka pezulluar ndihmën financiare për disa kompani që kanë vuajtur nga masat kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi janë identifikuar disa raste të dyshuara për mashtrim, ka njoftuar Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë, raportojnë mediumet gjermane.
Pezullimi prek kompanitë që kanë aplikuar për asistencë të veçantë për nëntor dhe dhjetor, si dhe disa hua të veçanta. Është thënë se pezullimi ka hyrë në fuqi më 5 mars, por nuk është treguar se sa kompani janë prekur.
Uebfaqja gjermane Business Insider thotë se dyshohet që është mashtruar shteti gjerman me shifra miliona euro.