Gjenerata Z me shumë pasoja nga COVID – 19

Ndikimet e COVID-19 janë shtrirë në të gjitha fushat e jetës, përfshirë mënyrën se si udhëtojmë, punojmë, blejmë on-line, shoqërohemi në rrjetet sociale dhe angazhohemi me arsimimin. Ndërsa ndikimet e COVID-19 dhe ndryshimet në sjellje po ndihen në të gjitha brezat, ndikimet më të mëdha po ndihen nga brezat në zhvillim më shumë sesa homologët e tyre të vjetër. Gjenerata Z te lindurit e viteve 1997 – 2010 ka më shumë gjasa të thonë se COVID-19 ka pasur një ndikim ekstrem ose thelbësor në jetën e tyre deri më tani.

Imagjinoni një gjimnazist ose një student të bachelorit, i cili është në vit të dytë dhe nga katër semestra vetëm një ka zhvilluar në auditor dhe tre janë zhvilluar online, ku pjesën më të madhe të kohës e kalon në cellular, duke ndjekur mësimin on-line ose duke ndjekur jetën sociale dhe ende nuk njihet me pjesën më të madhe të klasës. Imagjinoni ndikimin që ka periudha e COVID- 19 në socializimin e këtyre individëve në të ardhmen, në bashkëpunimin në grup, në përqëndrim dhe fokusim të objektivave, në nxitje të dëshirave për të arritur diçka dhe në punësim.

Pesha e COVID-19 ka lënë gjurmën e saj të shëmtuar në Gjeneratën Z, të cilët po përjetojnë shqetësimet më të mëdha të shëndetit mendor dhe të punës. Më shumë po i drejtohen mediave sociale, ndërsa dita-ditës po ndryshojnë rregullat e jetesës, shkollimit dhe të punësimit.

Reklama e sponzorizuar

Niveli i papunësisë në Gjenerates Z dhe perspektiva

Globalisht, ka më shumë se 2 miliardë njerëz në moshën e Gjeneratës Z. Këta individë, të lindur midis 1997 dhe 2010, përfaqësojnë rreth 30% të popullsisë totale globale – dhe parashikohet që deri në vitin 2025, të përbëjë rreth 27% të fuqisë punëtore.

Për shkak të pandemisë globale, papunësia ka qenë në rritje në të gjithë botën – por gjenerata Z është goditur më rëndë. Gjenerata Z është gjithashtu një grupmoshë që është e mbipërfaqësuar në industritë e shërbimeve si restorantet dhe industritë e udhëtimeve që ishin po aq të goditura nga pandemia. Në Shqipëri, pjesa më e madhe e të rinjve punojnë në sektorët e hotelerisë dhe shërbimeve. Po të bëjmë krahasimin e shtetasve të huaj të hyrë në Shqiperi në vitin e fundit sipas të dhënave të INSTAT kemi një rënie me 59 % të numrit të të huajve të hyrë në 2020 nga 2019. Kjo vlerë përkthehet në rënie të punësimit në këta sektorë dhe rënie të punësimit të Gjeneratës Z.

Nësë do të shikojmë të dhënat e INSTAT për “Punësimin dhe Papunësinë” në Shqiperi për vitin 2020, në grupmoshën 15-29 vjeç vëmë se nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e fundit 2020 kemi një rënie të shkallës së pjesëmarrjes në forcat e punës nga 53.4 % ne 51 %. Tek meshkujt kjo shifer është nga 60.2 % në 58.7% dhe tek femrat është 46.6 % ne 43.2%.

Shkalla e papunësise për këtë grupmoshë prej 15 – 29 vjeç, për meshkujt është rritur me 1.4 pikë nga 19.9% në 21.3 % nga tremujori i parë 2020 në tremujorin e fundit 2020 dhe për femrat është rritur me 2 pikë, nga 20.2 % në 22.2 %.

Sa e gjen veten në këtë treg Gjenerata Z dhe sidomos pas një goditje kaq të rënde siç e la dhe COVID-19?

Lindur në periudhën më të begatë në historinë njerëzore, të rinjtë e sotëm kanë shumë për të shpresuar. Por ata gjithashtu kanë shumë për të pasur frikë. Në krye të një krize klimatike të trashëguar, të rinjtë do të duhet të vuajnë pasojat ekonomike të një pandemie. Për Gjeneratën Z, të lindurit pas vitit 1997, kjo mund të nënkuptojë nivele më të larta të papunësisë, perspektiva të ulta financiare, të ardhura më të ulëta dhe taksa më të larta për të shlyer borxhet e epokës së pandemisë.

Sa të hapura do të jenë kompanitë drejt punësimit të Gjeneratës Z, duke patur parasysh se çfare cilësish janë zhvilluar në këtë gjeneratë gjatë kohës së pandemisë?!

Sfidat e të rinjve nuk janë vetëm për të dëshmuar që kanë marrë njohuritë e duhura “on- line” gjatë kohës së pandemisë në frekuentimin e shkollës, por edhe për të dëshmuar që zotërojnë aftësi të përshtatshmërisë, bashkëpunimit në grup, fokusimit, organizimit dhe ndërmarrjes së shumë detyrave njëkohësisht, në një kohë si sot, që gjatë mësimit “on- line” angazhimi i pjesës më të madhe të tyre është prezenca në klasë me kamera fikur dhe angazhimit të vetëm në rrjete sociale.

Gjenerata Z do të humbasë vitet formuese duke mos fituar përvojë dhe trajnim. Fillimi i ngadalshëm do lërë gjurmën e vet, ku shpesh futja në punë pas mbarimit të universitetit është një nga hapat më të vështira për të filluar një karrierë.