Google shënon të ardhura rekorde nga pandemia

Fitimi i Google u rrit me 162% në 17.9 miliardë dollarë në tre muajt e parë të këtij viti duke dërguar të ardhurat në vlera rekord, në një kohë pandemike në të gjithë botën.

Analistët prisnin një performancë të mirë ndërsa ekonomitë në mbarë botën kanë filluar të hapen dhe rikuperohen.

Të ardhurat e Google ishin 55.3 miliardë dollarë ose 30% më shumë sesa një vit më parë ndërsa vetëm shitjet e YouTube u rritën me 49% në 6 miliardë dollarë.

Reklama e sponzorizuar

I vetmi problem me të cilin po përballet gjiganti teknologjik është presioni nga autoritetet rregullatore në mbarë botën për praktikat e biznesit.

Biznesi cloud vijon të humbasë para ku gjatë kësaj periudhe humbi 974 milionë dollarë edhe pse më pak sesa 5.6 miliardë dollarë vitin e kaluar.