Ministria e Infrastrukturës njofton se po vazhdojnë punimet në projektin “Rehabilitimi i rrugës regjionale R210 Gërlicë e Epërme–Shterpcë-Brezovicë lot 1”, në përfundimin e shtresës qarkulluese që ka mbetur në këtë segment nga ura në fshatin Firajë, deri te fshati Gërlicë e Epërme.
Ky segment rrugor është i pa qarkullueshëm për pjesëmarrësit në trafik për shkak të punimit të shtresës së re qarkulluese e që punohet në gjerësi ekzistuese 6 metra dhe gjatësi 5,000 metra.
MI njofton se punimet do të zhvillohen në këtë interval kohor:
E hënë (17 maj 2021), nga ora 14:00 – 20:00
E martë (18 maj 2021) nga ora 08:00 – 20:00.