Rritet numri i fluturimeve në aeroport, diaspora ia mësyn Kosovës për festën e Fitër Bajramit

Mërgimtarët që dëshirojnë të vijnë në vizitë në Kosovë për festën e Fitër Bajramit është rritur dukshëm.

Sipas zëdhënëses së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara gjatë muajit maj janë shtuar 40 fluturime.

“Nga heqja e karantinës për udhëtaret kosovar që udhëtohet për Zvicër deri më 13 maj janë shtuar rreth 16 fluturime, dy nga to janë nga Gjermania. Gjatë tërë muajit maj janë shtuar 40 fluturime”, tha Gara për Telegrafin.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu, mijëra rezervime thuhet se janë bërë nga agjencitë e udhëtimeve për ardhjen e diasporës në Kosovë.

Fluksi i diasporës pritet që sadopak të ndikojë në ekonominë e vendit tonë.