Në Milano është hapur dyqani i parë me shkëmbime, ku paratë nuk përdoren më për të blerë, por rrobat, orenditë, pajisjet sportive, apo çdo gjë tjetër që nuk e doni më në jetën tuaj.
“SwappaMi” ka hapur dyert më 1 korrik në Corso Buenos Aires, ndërsa pas një jave do të hapë dyert po në Milano, në Ripa di Porta Ticinese.
Mënyra si funksionon është shumë e thjeshtë. Me secilin objekt që dorëzoni, fitoni pikë, të quajtura “Pilula”, një lloj monedhe me të cilën më pas mund t’i blini atë që dëshironi, si në dyqanin fizik, ashtu edhe online.
Kjo është një metodë që është përzgjedhur për të rinovuar blerjet e vjetra me kosto zero, si dhe ndikim zero në mjedis./Scan tv/
Burimi origjinal: Positizie.it