Borxhi global: Detyrimet financiare mesatare për një person në botë – 37.500 dollarë

Borxhi i përgjithshëm global kap shumën rreth 300 bilionë dollarë, ndërsa kjo shumë e madhe paraqet 353 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV), global sipas të dhënave të tremujorit të dytë të këtij viti.

Megjithkëtë këto shifra paraqesin një përmirësim, krahasuar me tremujorin e parë, kur borxhi global ka qenë 362 për qind të BPV-së.

Kjo do të thotë që secili banor i planetit mesatarisht ka borxh 37.500 dollarë. Niveli i përgjithshëm i borxhit, ku hyjnë borxhet e shtetit, borxhet e amvisërive dhe korporatave si dhe borxhet bankare, është rritur për 4.800 miliardë dollarë deri në fund të qershorit.

Reklama e sponzorizuar

Pjesa më e madhe e këtij borxhi është e shtetit apo borxh nacional. Ky është një akumulim i deficitit të buxhetit të qeverive, përkatësisht shuma e përgjithshme të cilën qeveria ua ka borxh kilentelës, shkruajnë mediat botërore, përcjell Buletini Ekonomik.

Kur bëhet fjalë për shtetet me borxhin më të madh karshi BPV-së së vet, në vendin e parë gjendet Japonia me madje 235 për qind borxh. Japonia ka borxh më shumë se 13.000 miliardë dollarë sipas të dhënave të FMN-së.

Edhe pse SHBA kanë borxh nacional afro 29.000 miliardë dollarë, kjo shumë është më pak se 134 për qind të BPV-së dhe kështu edhe borxhi është më i pranueshëm.

Borxhi grek prej 379 miliardë dollarësh duket thuaja i parendësishëm karshi atij amerikan, por paraqet më shumë se 210 për qind të BPV-së (Ai i SHBA ishte 134 për qind e BPV-së).

Kroacia, e cila është anëtare e BE-së, ka pasur më shumë se 47.5 miliardë dollarë borxh ose n73.2 për qind të BPV-së.

Ndërkohë, borxhi i Sllovenisë, poashtu anëtare e BE-së, ka qenë 38.68 miliardë dollarë para fillimit të pandemisë, dhe kjo shumë paraqet 66 për qind të BPV-së./Buletini Ekonomik/