Qytetarët kosovarë kanë filluar të dorëzojnë ankesa të shumëta nga mashtrimet që iu bëhen nga bizneset e ndryshme.
Por, si duhet të bëhet vlerësimi i ankesave të konsumatorëve në rastë të tilla.
Mbrojtësit e Konsumatorëve, në një postim në facebook kanë thënë se ISO 10002 është një proces i trajtimit të ankesave i zhvilluar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) në vitin 2004
Sipas tyre, matriksa quhet “Matriksa e Vlerësimit të Sistemit të Ankesave për Konsumatorët”.
Ata thonë se sipas matriksës, një proces i trajtimit të ankesave duhet të jetë lehtësisht i qasshëm për të gjithë ankuesit.
Gjithashtu, informacioni duhet të vihet në dispozicion për detajet e bërjes dhe zgjidhjes së ankesave, përfshirë këtu edhe procesin e trajtimit të ankesave dhe informacioni mbështetës duhet të jenë të lehta për tu kuptuar dhe përdorur.
Krahas kësaj sipas ISO-së, informacioni duhet të jetë në gjuhë të qartë dhe ndihma për të bërë ankesë duhet të vihen në dispozicion, në çfarëdo gjuhe ose formati në të cilat produktet dhe shërbimet ishin ofruar ose dhënë, duke përfshirë formatet alternative, si shtypje të materialit në formate të mëdha, alfabet të brailit, ose audiokasetë, në mënyrë që asnjë ankesë të mos jetë në disavantazh.
Ndërkohë, çdo ankesë duhet të adresohet në mënyrë të barabartë, objektive dhe të paanshme përmes procesit të trajtimit të ankesave./Buletini Ekonomik/