​541 milionë euro, prurjet nga remitencat në Shqipëri

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për 9-mujorin e 2021, paratë që emigrantët dërgojnë në familjet e tyre arritën në 541 milionë euro, duke shënuar nivelin më të lartë në dekadën e fundit.

Krahasuar me një vit më parë prurjet e emigrantëve u rritën me 15%.

Sipas tremujorëve, rezulton se niveli më i lartë i prurjeve u shënua në korrik-shtator 2021, me 200 milionë euro, që përkon me periudhën e verës kur shtohet dhe fluksi i emigrantëve që vijnë për pushime.

Reklama e sponzorizuar

Italia dhe Greqia kryesojnë si vendet prej nga vinë prurjet më të larta, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Më pas vjen Anglia, Gjermania.