Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në një konferencë për media ka thënë se strukturat paralele të Serbisë në veri të Kosovës, nuk po i lënë qytetarët serbë që ta paguajnë rrymën që e shpenzojnë.
Ai tha se duhet të paguhet ajo se çfarë shpenzohet, ndonëse shtoi se çështja e pagesës së rrymës në veri është politizuar para një dekade.
“Në veri të Kosovës konsumohet energjia elektrike dhe nuk paguhet. Në njërën anë e kuptojmë rëndësinë e të drejtës për t’u furnizuar me energjinë elektrike. Ajo çfarë shpenzohet duhet edhe të paguhet dhe para gati një dekade kjo çështje është politizuar dhe madje ka pasur edhe marrëveshje në Bruksel që nuk është zbatuar”, ka thënë ai./Buletini Ekonomik/