Shala: Propozimi i ZRRE-së tregon se ka ngritje të çmimit deri në 200%

Partia Demokratike të Kosovës ka kërkuar kthehet në pikën zero raporti i ZRRE-s për tarifat energjetike, përmes të cilave është paraparë dyfishimi i rrymës për konusmatorët me mbi 600 kilovatë.

Në emër të Partisë Demokratike, foli deputeti Ferat Shala.

Sipas tij, ngritja e çmimeve të rrymës po ndodh në një kohë kur situata ekonomike e familjeve kosovare nuk është e mirë.

Reklama e sponzorizuar

“PDK po e përcjell me shqetësim krizën energjetike. Kemi shprehur gatishmërinë me gjetë alternativa për me e zbut këtë krizë. Kjo po ndodh në pikun e inflacionit më të lartë, në pikun e dimrit. Ky propozim i ZRRE-s tregon se ka ngritje të çmimit deri në 200 %. Pra kemi inflacion, e rritje të tarifave e në anën tjetër Qeveria s`ka paraparë rritjet të pagave për asnjë sektorë. Raporti i ZRRE-s është pasqyra më e mirë e Kurtit. Qeveria nuk duhet të lejojë të rrjedhin paratë e kontrolluara të buxhetit në veri për rrymën. Kërkojmë nga Qeveria në pikën zero këtë raport”, tha ai në Kuvend.