Gastronomët thonë se nga sot lejohet veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i dasmave

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica, ka njoftuar se nga sot zyrtarisht lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shogërore deri në 50 për qind të kapaciteteve, në të gjithë territorin e Kosovës.

Nëpërmjet një njoftimi në facebook ai ka thënë se subjektet që menaxhojnë me këto veprimtari, mund të funksionojnë sipas orarit të rregullt, pra Ligjit për Tregti të Brendshme dhe Rregulloreve Komunale.

Sipas tij, subjektet janë të obliguara që të caktojnë një apo më shumë persona përgjegjës për të kontrolluar posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura me vendimin e ri./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar