Qeveria shqiptare ka paralajmëruar se nga 3 prilli, çdo e dielë e parë e muajit në të gjitha qytetet të jetë ditë pa makina.
Lajmi është bërë i ditur gjatë krizës globale energjetike e cila e ka goditur seriozisht edhe Shqipërinë.
Në Shqipëri, çmimi i karburanteve është më i larti në kontinent që pati për pasojë protestat në mbarë vendin.
Ministria e Turizmit të këtij vendi, Mirela Kumbaro, ka thënë se këtë një të diele pa makina po e bejnë jo vetëm për të kursyer para për karburante por edhe për ruajtje të ambientit jetësor./Buletini Ekonomik/