Banka Botërore: Filipinet kanë potencial për të zhvilluar 21GW fuqi të erës deri më 2040

Turbinat me erë

Sipas një studimi të ri të Departamentit të Energjisë të Bankës Botërore, Filipinet kanë mundësi të instalojnë 21 gigavat kapacitete të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të erës në det të hapur.

Zhvillimi i projekteve të erës do t’i ndihmojë këtij vendi t’i japë fund varësisë në karburante fosile, që për momentin përbëjnë 79% të miksit energjetik në vend.

Vetëm thëngjilli përbënte gati 60% të miksit energjetik në vitin 2020, pasi shumë prodhues të energjisë zgjodhën projektet që përdorin këtë burim për të prodhuar energjinë elektrike.

Reklama e sponzorizuar

Qeveria në Filipine tashmë ka thënë se ka për qëllim të rrisë pjesëmarrjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në miksin energjetik në 35% deri në vitin 2030 dhe në 50% deri më 2040.

Përvec caqeve për projekte të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, qeveria në Filipine është zotuar për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë për 75% deri më 2030, në kuadër të marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike.

Projektet e erës në Filipine përcillen me shumë sfida, sikurse atë të kostove, mungesës së kapaciteteve transmetuese, sfida logjistike, të financimit, të pronës, ka thënë Banka Botërore në raportin e fundit.

Projektet e prodhimit të rrymës nga era në bregdet janë më të kushtueshme se format tjera të projekteve të energjisë së ripërtëritshme.