Hoti: Çfarë po ndodh me AKP-në, a është anuluar vendimi për privatizimin e aseteve?

Deputeti Avdullah Hoti ka reaguar pasi AKP-ja njoftoi se ka hapur një valë të re të privatizimit të 55 aseteve, ku përfshihen toka dhe lokale afariste e asete të tjera.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se a është anuluar vendimi i Qeverisë paraprake, i konfirmuar edhe nga Qeveria aktuale, që e ndalonte privatizimin e aseteve që janë në menaxhim të AKP?

 

Postimi i tij i plotë:

Çfarë po ndodh me Agjencinë Kosovare të Privatizimit?!

 

Paska hapur valë të re të privatizimit të 55 aseteve, ku përfshihen toka dhe lokale afariste e asete të tjera.

 

A është anuluar vendimi i Qeverisë paraprake, i konfirmuar edhe nga Qeveria aktuale, që e ndalonte privatizimin e aseteve që janë në menaxhim të AKP?!