Ky është linku ku mund ta shihni se a ua paguan tatimet punëdhënësi

Secili punëtor mund ta verifikojë vetën nëse është i regjistruar nga punëdhënësi dhe nëse i njëjti është duke ua paguar tatimet.

Adiminstrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se të gjithë punëtorët mund të verifikohen përmes këtij linku https://apps.atk-ks.org/regemployer.

Në rast se shohin se punëdhënësi nuk ua paguan tatimet, atëherë punëtorët kanë të drejtë ta raportojnë atë në ATK.

Reklama e sponzorizuar

ATK gjithashtu ka njoftuar se janë identifikuar 2 mijë e 183 punëtorë pa kontrata pune./Buletini Ekonomik/