Byroja e Sigurimi ka një njoftim me rëndësi për mërgimtarët që s’po e marrin policën e sigurimit

Byroja Kosovare e Sigurimit ka apeluar te mërgimtarët që ta paguajnë policën e sigurimit kufitar, meqenëse, siç kanë thënë, është vërejtur se disa vetura me targa të huaja se kanë marrë fare policën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për lehtësim të qarkullimit në pikën kufitare në Morinë, raporton Express.

Nga BKS’ja ua kanë kujtuar mërgimtarëve se pajisja me policë sigurimi është obligim ligjor.

“Çdo dem që shkaktohet nga automjetet e pasiguruara, pala e dëmtuar në bazë të ligjeve kompensohet nga Fondi i Kompensimit, por më pastaj të gjitha mjetet e shpenzuara Byroja i rimburson nga pala që ka shkaktuar aksidentin.

Reklama e sponzorizuar

Andaj në momentin kur hy hyni në ketë pikë kufitare merrni policën e sigurimit në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe më pastaj ju keni mundësi që të njëjtën ta rimbursoni përmes platformës së krijuar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për lehtësim të qarkullimit në pikën kufitare në Morinë është vërejtur se në këtë pikë kufitare kanë hyrë edhe vetura me targa të huaja e që nuk e kanë marrë fare policën e sigurimit kufitar në pikën e Byrosë Kosovare të Sigurimit në këtë pikë kufitare.

Të dashur bashkatdhetarë pajisja me policë sigurimi siç e dini ju është edhe obligim ligjor në vendin tonë.

Çdo dem që shkaktohet nga automjetet e pasiguruara, pala e dëmtuar në bazë të ligjeve kompensohet nga Fondi i Kompensimit, por më pastaj të gjitha mjetet e shpenzuara Byroja i rimburson nga pala që ka shkaktuar aksidentin.

Andaj në momentin kur hy hyni në ketë pikë kufitare merrni policën e sigurimit në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe më pastaj ju keni mundësi që të njëjtën ta rimbursoni përmes platformës së krijuar nga Qeveria e Kosovës.