ZKA-ja ka shpenzuar miliona euro për qira

3 milionë euro i ka paguar për qira Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) që nga themelimi.

Kështu është thënë gjatë raportimit që auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca kishte para deputetëve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere

“Kontrata është pesëvjeçare për objektin në Arbëri nga viti 2018, dhe është e mundshme që ajo kontratë të ndërpritet për qira”, ka thënë Spanca, të mërkurën.

Reklama e sponzorizuar

E komisioni i ka rekomanduar Kryesisë së Kuvendit, Qeverisë së Kosovës dhe AKP-së që të ofrojnë një objekt të përshtatshëm pune brenda objekteve publike për ZKA-në.

Po kësaj çështjeje komisioni ka miratuar Raportin Vjetor Financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.