Makinat më efiçiente në konsum që nga viti 1975 e deri më sot

Cili është faktori më i rëndësishëm që kërkoni kur doni të blini një makinë të re? Sipas Statista, nuk është dizajni, cilësia apo siguria, por eficienca në konsum.

Për këtë arsye, shtëpitë automobilistike kërkojnë gjithnjë mënyra inteligjente për të përmirësuar konsumin e karburantit të makinave të tyre.

Të mundësh konkurrencën edhe me një marzh minimal mund të japë të drejtën për t’u mburrur brenda një segmenti.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë infografikë kemi përdorur të dhënat e Raportit mbi Tendencat Automobilistike 2022 të EPA (2022 Automotive Trends Report), për të renditur makinat më efiçiente që nga viti 1975 e deri më sot.

 

Most Fuel Efficient Cars

 

Panorama e të dhënave

Të gjithë informacionet në grafikun e mësipërm renditen në tabelën e mëposhtme. Të dhënat ishin të disponueshme vetëm në intervale 5-vjeçare deri më 2005, pastaj ato paraqiten në vjetore.

 

  

 

Ridimensionimi

Para vitit 2000, mënyra më e mirë për shtëpitë automobilistike që të arrinin eficiencë të mirë të konsumit ishte ridimensionimi (downsizing). Makinat më të vogla (më të lehta) mund të pajiseshin me motorë më të vegjël.

Për shembull, Chevrolet Sprint e vitit 1985 kishte konsum 49,6 MPG*, por kohë nisje nga 0- 60 prej 15 sekondash.

 

Honda Insight

 

Makinat hibride

Vitet 2000 panë përhapjen në treg në masë të makinave hibride si Honda Insight dhe Toyota Prius.

Duke përfshirë një bateri të vogël për të mbështetur motorin me djegie, shtëpitë automobilistike mund të arrinin MPG të mira, duke mos sakrifikuar shumë përmasat.

Edhe pse Insight arriti të kursejë më mirë karburantin krahasuar me Prius, ishte kjo e fundit që u shndërrua në sinonimin e termit “hibrid”. Kjo vjen kryesisht nga dizajni praktik me 4 dyer i Prius.

Tabela e mëposhtme krahason të dhënat vjetore të shitjes në Shtetet e Bashkuara të të dy modeleve. Shitjet e Insight janë luhatur në mënyrë drastike, pasi Honda e ka prodhuar modelin në periudha të ndryshme të shkurtra  (1999-2006, 2009-2014, 2018-2022).

Prius e ka dominuar tregun hibrid për shumë kohë, por edhe ajo vetë ka pasur probleme. Shitjet janë në rënie që prej vitit 2014, duke arritur minimumin historik në vitet e fundit.

Arsyet e kësaj tendence janë të shumta, duke përfshirë më shumë modele hibride të markave të tjera. Ndër të tjera, nuk mund të mos merret në konsideratë dalja e Tesla Model 3, që filloi t’u dërgohej klientëve prej vitit 2017.

 

Burimi: goodcarbadcar.net

 

Makinat elektrike

Aktualisht jemi në mesin e një tranzicioni historik drejt makinave elektrike. Megjithatë, duke qenë se automjetet elektrike nuk përdorin karburant, EPA ka zhvilluar një sistem të ri, i quajtur MPGe*.

Kjo metrikë e re na jep mundësinë të krahasojmë efikasitetin e makinave elektrike me atë të makinave tradicionale me gaz. Një supozim në bazë të MPGe është se 33.7 kilovat/orë (kWh) energji elektrike është e krahasueshme me përmbajtjen e energjisë të një galon karburanti.

Makina më efikase në konsum që mund të blini sot është Lucid Air 2023, e cila arrin 140 MPGe. Pas saj është Tesla Model 3 RWD e vitit 2023, e cila vlerësohet në 132 MPGe.

 

*MPG (miles per gallon – milje për galon) i referohet një njësie matje të zakonshme të kursimit të karburantit – numri mesatar i kilometrave që një mjet mund të përshkojë për një galon karburant.

*MPGe (miles per gallon of gasoline-equivalent – milje për galon ekuivalent me benzinë) – mat eficiencën e karburantit të makinave që funksionojnë me karburante jolikuide si modelet hibride dhe elektrike. /Visual Capitalist/