Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës në Kosovë është rritur në 1,839,112 në gjysmën e parë të vitit 2024, nga 1,526,786 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Që nga janari i vitit 2024, qytetarëve të Kosovës iu është lejuar udhëtimi pa viza brenda zonës Shengen, duke shënuar një moment historik për vendin.
Dhënia e dritës së gjelbër për Kosovën rezulton të ketë pasur ndikim të madh në qarkullimin e udhëtarëve në aeroportin “Adem Jashari”.
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, Aeroporti Ndërkombëtar Limak Kosova raportoi një rritje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve në krahasim me vitin e kaluar.
Trafiku i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës u rrit në 1,839,112 nga janari deri në qershor 2024, nga 1,526,786 gjatë së njëjtës periudhë në 2023, dukë shënuar rritje për 20.46 për qind.
Përveç rritjes së numrit të pasagjerëve, LKIA bëri të ditur gjithashtu një rritje prej 14 për qind në numrin total të fluturimeve në aeroport, i cili arriti në 11,948 nga janari në qershor 2024.
Këto shifra pasqyrojnë një trend në rritje në udhëtimet ajrore pas përfshirjes së Kosovës në mesin e shteteve që udhëtojnë pa viza, që u mundëson qytetarëve të vizitojnë vendet e Shengenit për qëllime të ndryshme duke përfshirë turizmin, vizitat familjare, angazhimet e biznesit, ngjarjet kulturore dhe aktivitetet tjera.
Në vitin 2023, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AAC) raportoi një rritje të volumit të pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
“Në vitin 2023, numri i pasagjerëve që përdorën aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës në Kosovë u rrit në 3.42 milionë, nga 2.99 milionë në vitin e mëparshëm, njoftoi Shoqata e Aviacionit Civil të Kosovës (CAA) në janar”.
Nga prilli i vitit të kaluar, Parlamenti Evropian mori vendimin pozitiv për Kosovën, duke miratuar propozimin për heqjen e regjimit të vizave nga janari i 2024-ës.
Liberalizimi i vizave paraqet një marrëveshje të nënshkruar në mes një shteti dhe Bashkimit Evropian, që mundëson udhëtim pa vizë dhe qëndrimin për 90 ditë për qytetarët e saj.
Për t’u qartësuar është akoma fakti, se kjo marrëveshje nuk përfshin assesi leje pune të çfarëdoshme apo mundësi për të jetuar në një nga shtetet, pjesë të zonës Shengenit.
Kosova filloi negociatat për liberalizim gjatë vitit 2012, pra 10 vite me parë. Më 19 janar 2012, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Cecilia Malmstrom, vizitoi Kosovën, me ç’rast paraqiti planin për dialog mbi liberalizimin e vizave.
Që atëherë, Kosovës i janë vendosur kritere të ndryshme, të cilat edhe ndryshonin.