Përfaqësues nga më shumë se tridhjetë shtete të botës do të marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se ky forum synon të avancojë marrëdhëniet midis qeverive dhe politikave nëpërmjet angazhimit të diasporës dhe zhvillimit ndërkombëtar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se diaspora përgjatë viteve është vërë shtylla kyçe për ekonomin e vendit.
Tutje, kreu i Qeverisë ka potencuar se ky forum ka për synim forcimin e diasporës në Republikën e Kosovës.
“Ky është krijuar për të shfrytëzuar kapitalin e madh te diasporës. Gjatë vite janë bërë shtyllë e ekonomisë sonë dhe shpërblimi nuk është vetëm njohja por edhe angazhimi me ata te cilët nuk jetojnë në vend por kontribuojnë. Kjo bisedë po ndodh në një kohë të rëndësishme ku ngjarjet politike ndikojnë në jetën e diasporës. Ne duam valë të reja dhe madhështia nuk mund të gjendet në vuajtjet e të kaluarës por bashkimin e të resë. Ne kemi lejuar që diasporën tonë të votoje sepse ndikimi i një Qeverie e ndikon si ata brenda dhe ata jashtë. Mezi presim në ushtrimin e të drejtës demokratike, kjo nismë synon forcimin e diasporës me Qeverinë e Kosovës”, ka theksuar Kurti.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur për rolin dhe rëndësinë e diasporës dhe mërgatës në vendin tonë.
Sipas saj, këtë forum duhet të shfrytëzohen për jetën më të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe diasporës.
“Në vizionin e kësaj qeverie përfshirjen e mërgatës na sjellë përpara në shume aspekte. Këtë verë kemi organizuar festival me yje që flasin shqip dhjetëra mijëra patën rastin të dëgjojnë sepse të rinjtë u bënë bashkë dhe vizituan Kosovën. Kemi ata që kanë emigruar dhe janë duke u kthyer kemi qytetarë që kanë te drejta dhe ne kujdesemi dhe duhet të investojmë vazhdimisht. Ata duhet ta dinë që na përkasin neve vendi ynë është me fat që ka një diasporë te angazhuar me vendlindjen e tyre. Donatorët tanë më të mëdhenj nga Gjermania e ShBA-ja kanë dhënë 1 miliard euro për Kosovën për rreth 25 vite”.
“E dimë se jo çdo vend është në ketë pozitë por ajo që mund të bëjmë së bashku të shkëmbejmë përvojat tona dhe te shohim praktikat e te tjerëve që mund te shërbejnë neve. Ne kemi vendosur të jemi forum global vendlindja dhe diaspora është e lidhur ngushtë bashkë. Ne si familje e kombeve me diasporën mund ta përdorim këtë mundësi që ta bëjmë jetën e qytetarëve më të mirë në te ardhmen”, ka thënë Gërvalla.
Drejtori nga ANU Migration Hub, Alan Gamle ka theksuar se diaspora ka qenë gjithmonë fenomen, duke shtuar se ky forum ndikon në angazhimin e transformimit të narratives e mërgatës.
“Është hera e parë në këtë vend, jam i kënaqur që jam i ftuar në përdorimin e transformimin e narrativeve të mërgatës. Diaspora ka qenë gjithmonë fenomen natyra e grupeve argumentojnë aty ku paraardhësit kanë jetuar më herët. Diaspora ka ekzistuar gjithmonë por ngaherë me e nxehtë dhe nganjëherë me i ftohtë. Shumicën e kohës në histori ka qenë shumë e vështirë ta imagjinojnë një komunitet të shpërndarë veçanërisht kur është bërë e imponuar. Në këto kushte rrjetet e diasporës ka mbetur të dobëta por çdo gjë ndryshon kur komunikimi global fillon. Njerëzit i zbuluan këto identitete i gjeten fiset e humbura përmes internetit. Në të 90-ta lidhjet kulturore te diasporës kanë qenë vetëm fillimi masat e punëtorëve u rritën. Diaspora janë parë si te papërshtatshmit dhe tradhtarët e shtetit ata janë rritur me sfida”, ka thënë Alan Gamle.