Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj ka prezantuar 15 projekte kapitale të cilat kapin shifrën 1 miliard euro, raporton Ekonomia Online.
Në prezantimin e programit për infrastrukturë dhe energji para qytetarëve të Mitrovicës, Zogaj ka thënë se këto projekte synojnë ta transformojë “infrastrukturën dhe energjinë ashtu siç dhe e meritojnë qytetarët e Kosovës.
Ai përmendi investimet kapitale që kanë mbetur pa u përfunduar këtë mandat qeverisës.
“Do të punojmë që prej ditës së parë që ky projekt të punohet me emergjencë autostrada Prishtinë-Mitrovicë. Rruga e dytë është Prishtinë-Podujevë që ka një rëndësi të veçantë. Rruga Gjakovë-Kline po ashtu ka një rendësi të veçantë që ka bllokada që qytetarët hasin në shumë pengesa. Qyteti i Vitisë ka nevojë për kyçje në autostradën Shkup-Ferizaj. Do ta përfundojmë dhe autostradën e Pejës, dhe qyteti i Pejës do ta ketë qasjen me Prishtinën. Të gjitha këto japin qasjen më të lehte në kryeqytet. Ndërtimi i unazës së kryeqytetit është projekt nacional dhe çdo ditë e shohim sa e rëndësishme është ndërtimi i saj sepse e liron komunikacionin në Prishtinë dhe jep qasje më të lehte qytetarëve. Ky projekt kushton 350 milionë euro, krejt çka duhet një kryeministër që e nënshkruan atë kredi”, ka thënë Zogaj.
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës Visar Azemi ka thënë se në programin qeverisës së kësaj partie parashihen investime të mëdha në infrastrukturë dhe energji.
Ai ka thënë se termocentrali “Kosova A” të mbyllet kur furnizimi me gaz të energjisë elektrike të hyjë në funksion.
“Siguria energjetike është siguri nacionale, do të ketë furnizim me energji edhe me gaz. Ne parashohim që Kosova A të shkoj drejtë mbylljes kur furnizimi me gaz të energjisë elektrike të hyjë në funksion. Konsumimi i energjisë gjatë verës dhe dimrit dallon. Dhe kjo ndodh për shkak te kërkesës që kemi për shërbimin me energji. Gazifikimi i Kosovës do të na ndihmojë që të bëjmë gazifikimin termikë pra të përdorim gazin amerikan. Centrali me gaz na jep mundësi në këtë fazë kalimtare do të detyrohemi të ngrisim kapacitet siç janë era dhe dielli”, ka thënë Plakolli.
“Na duhet të rikujtojmë edhe një gjë ruajta e energjisë e ka një vend të rëndësishëm prandaj do të ndajmë fonde shtesë që ky sektorë të funksionoj. Është e rëndësishme të ketë edhe kapacitet rezervë kemi paraparë investime në kapacitetin rezervë një investim po presim interesimin e sektorit privat. Interes nacional është bashkëpunimi me Shqipërinë për shkëmbimin e energjisë elektrike, por tregu rajonal dhe hapjen e tregut kemi obligim edhe më traktatin e energjisë në mënyrë që operatorët e jashtëm të kërkojnë energji. Këto ishin disa nga projektet jetësore ku do t’i jetësojmë qysh nga java e parë”, ka thënë ai.