Një sondazh i ri i kryer nga platforma e njohur, DiscoverCars, ka zbuluar se Shqipëria është renditur ndër vendet me cilësinë më të ulët të rrugëve për turistët.
Ky studim, i bazuar në përgjigjet e 11,003 shoferëve turistë, ka vlerësuar cilësinë e rrugëve në mbarë botën, duke marrë në konsideratë faktorë si gjendja e asfaltit, sinjalizimi dhe gjerësia e rrugëve.
Sipas këtij sondazhi, Shqipëria është renditur në vendin e pestë në listën e vendeve me rrugët më të këqija, duke marrë një notë prej 6.89 nga 10. Vendet e para në këtë listë janë zënë nga Siçilia (6.55), Malta (6.56) dhe Maqedonia e Veriut (6.60).
Turistët që kanë vizituar Shqipërinë kanë raportuar një përzierje vlerësimesh, me disa që shprehen të kënaqur me gjendjen e rrugëve, ndërsa të tjerë ankohen për probleme të tilla si gropa, sinjalizim i pamjaftueshëm dhe rrugë të ngushta.