Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka sekuestruar 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graçanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milionë euro për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë përfituar me veprën penale “Mashtrimi”.
Në njoftim bëhet e ditur se rasti ka të bëjë ndaj të dyshuarit G.G.
“ Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit të çështjes penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale ‘Mashtrimi’ nga neni 323 par.4 se në vazhdën e hetimeve ndaj të pandehurit G.G., më datë 05.03.2025 ka ngrirë/sekuestruar edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graçanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milionë euro për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë përfituar me vepër penale”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se rasti vazhdon të mbetet në hetime.