Arrestohen dy persona për mashtrim bankar me SMS, mbi 150 të dëmtuar dhe 50 mijë euro dëm vetëm në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë ndaluar dy persona të dyshuar për mashtrim përmes SMS-eve false të bankave, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati.

Të dyshuarit dërgonin mesazhe SMS duke u paraqitur si banka komerciale, duke i nxitur qytetarët të klikojnë lidhje false dhe të fusin të dhënat e tyre bankare.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar një veturë, telefona, SIM-kartela dhe fletëpagesa bankare.

Reklama e sponzorizuar

“Numri i të dëmtuarve vetëm në regjionin e Prishtinës arrin numrin prej 150 personave, ndërkaq vlera e dëmit arrin shumën prej 50,000 euro,” thuhet në komunikatën e përbashkët.