Hamza: PDK-ja nuk do ta përkrahë Qeverinë Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se deputetët e PDK-së nuk do ta përkrahin Qeverinë Hoti.

Hamza në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deklaratat e PDK-së kanë qenë të qarta dhe nuk kanë ndryshuar as tani.

“Deklaratat e Partisë Demokratike të Kosovës kanë qenë të qarta gjithmonë, kanë qenë konsistente. Ne prej fillimit e kemi deklaruar rolin tonë që do të jemi në opozitë edhe e kemi deklaruar që nuk do ta përkrahim Qeverinë e cila do të votohet”, tha Hamza për Telegrafin.

Reklama e sponzorizuar

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për votimin për Qeverinë Hoti do të mbahet të mërkurën në ora 11:00.