Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka folur për kushtet që PSD ia ka vendosur qeverisë së Kosovës, për ta votuar buxhetin e këtij viti në Kuvendin e Kosovës. Ai ka treguar se Qeveria ka kohë që deri me datën 30 t’i plotësoje katër nga pesë kushtet e vëna.
Sejdiu ka thënë në T7, shenjat janë që Qeveria e Kosovës do t’i përmbush kushtet.
“Ne besojmë që do të plotësohen këtu kushte. Ka kohë edhe disa ditë. Deri më datën 30 mund të plotësohen katër kushte”, ka thënë Sejdiu.
“Nuk ka votë të PSD’së nëse nuk plotësohen kushtet. Kjo i bije që buxheti nuk votohet me datën 31”.
Ai ka thënë se edhe zëvendësimi i Rikallos mund të behët me një emër tjetër.
“ Ne nuk kemi kushte se kush mund të jetë aty. Ne kemi thënë se vetëm Rikallo të mos jetë aty”.
” Ligji për pagat, Ligji për Dialogun, Ligji për Qeverinë, Shkarkimi i z.Rikallo dhe Reforma pensionale janë interes i përgjithshëm dhe nevoja të qytetarëve të Republikës”, kushtet që PSD ia ka vë Qeverisë.