Britani: Punëtorët e mbetur pa punë do të subvencionohen

Është bërë e ditur se Britania e Madhe do të bëjë subvencionimin e pagave për të siguruar që punëtorët që largohen nga puna të marrin përkohësisht 80 për qind të pagës së tyre, përcjell albinfo.ch.

Kështu ka njoftuar kryeministri Boris Johnson, deri sa njoftoi për një mbyllje të re nga pandemia COVID-19 në të gjithë vendin.

Duhet theksuar se vendi prezantoi skemën e subvencionit të pagave në muajin mars, duke mbështetur 8.9 milionë vende pune në kulmin e saj dhe ishte parashikuar të kushtonte rreth 52 miliardë funta [57.64 miliardë euro] gjatë periudhës së pandemisë.

Reklama e sponzorizuar

Bizneset duhet të kontribuojnë me 5 për qind të kostos së punësimit për punëtorët gjatë periudhës.

Po ashtu, një skemë për pagesën e qirasë do të zgjatet për bizneset, të cilave u kërkohet të mbyllen për shkak të kufizimeve dhe do të marrin grante deri në 3 mijë funta [3,325 euro].