Sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 12:00 do të mbahet protestë nga punëtorët e KEK-ut.
Ata sot do të kërkojnë lidhjen e marrëveshjes kolektive për këtë kompani, dhënien e pagës jubilare në vazhdimësi e jo vetëm për periudhën 2015-2017, rivitalizimin e Termocentralit Kosova A, rishikimin e ligjit për paga dhe rritjen e shujtës së ushqimit.
Ata kanë zgjedhur protestat për të paraqitur këto kërkesa dhe për t’i dhënë ultimatum Qeverisë për përmbushjen e tyre.
Në rast se këto kërkesa nuk realizohen ata paralajmërojnë edhe grevë.
Ata thonë se deri më tash nuk kanë marrë ndonjë premtim nga Qeveria e Kosovës, për përmbushjen e ndonjërës nga kërkesat e sindikatës.