Kush është njeriu që për herë të dytë e mundi Erdoganin në Stamboll

Ekrem Imamoglu është një politikan turk nga radhët e Partisë Popullore Republikane i cili sot fitoi zgjedhjet për kryebashkiak të Stambollit. Kjo është hera e dytë që Erdogan i ka humbur zgjedhjet në Stamboll brenda këtij viti. Zgjedhjet e para u anuluan për shkak të ankesave të partisë së Erdoganit. Ky i fundit e ka udhëhequr edhe vetë Stambollin gjatë mandatit 1994-1998.

Pas fitores së tij, në të cilën AKP-ja që aktualisht është në pushtet në mënyrë të konsiderueshme e denigroi atë me kontrollin që kishte mbi mediat, İmamoglu u identifikua menjëherë si një politikan i cili “gjunjëzoi” këtë parti dhe po konsiderohet si kandidati kryesor për të kandiduar përballë Rexhep Tajip Erdoganit në zgjedhjet presidenciale turke që do të mbahen në vitin 2023, transmeton Buletini Ekonomik.

İmamoglu ka lindur në vitin 1970, në Trabzon, Turqi. Ka mbaruar shkollën e mesme të Trabzonit, ku ka studiuar administrimin e biznesit në nivelin Bachelor dhe menaxhimin e burimeve njerëzore në nivel Master në Universitetin e Stambollit. Pas diplomimit, ai filloi karrierën në vitin 1992 në një kompani familjare që kryen punë ndërtimore dhe kontraktuese. Ai ishte Kryetari i Bordit të Drejtorëve të kësaj kompanie. Imamoglu njihej edhe si adhurues i futbollit gjatë viteve të tij të shkollës. Ai ka punuar si menaxher në Trabzonspor Football Club, Trabzonspor Basketball Club dhe Beylikduzu Club.

Reklama e sponzorizuar

Ai u bashkua me Partinë Popullore Republikane në vitin 2008. Me 50.44% të votave në zgjedhjet lokale turke më 2014, ai u zgjodh si kryebashkiak i Beylikdüzu. Sot ai fitoj Stambollin me rreth 53.5% të votave.

İmamoglu, i cili luajti një rol aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore të Beylikdüzü, është anëtar i shumë organizatave joqeveritare.Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë. Jeton në Beylikdüzü të Turqisë që nga viti 1991.