BE-ja mban sot një konferencë donatorësh për Shqipërinë

Bashkimi Evropian mban sot një konferencë donatorësh për Shqipërinë.

Takimi në Bruksel mbahet për të dhuruar fonde për rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Tërmeti me fuqi prej 6.4 shkallësh të Richterit la 51 njerëz të vdekur dhe qindra të plagosur.

Reklama e sponzorizuar

Sipas vlerësimit të autoriteteve shqiptare, tërmeti shkaktoi dëme në vlerë prej 985 milionë eurosh, ndërsa ndikoi edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike.

“Në total, 202,291 njerëz në 11 komuna janë prekur nga katastrofa”, ka vlerësuar ditë më parë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Pak ditë pas tërmetit, Komisioni Evropian i ka ndarë Shqipërisë 15 milionë euro ndihmë humanitare. /REL/