Pasuria e anëtarëve të kabinetit të Qeverisë Hoti

Kuvendi i Kosovës me 61 vota për, 24 kundër dhe një votë abstenim ka zgjedhur Avdullah Hotin për ta udhëhequr kabinetin e ri qeveritar.

Hoti në menaxhim pritet t’i ketë katër zëvendëskryeministra dhe 16 ministra.

Sipas përllogaritjeve të dala nga raportet e deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion, del se kryeministri Hoti ka deklaruar pasuri të paluajtshme në pronësi të përbashkët në vlerë prej 233 mijë euro, kurse para të gatshme ka mbi 2,600 euro, të cilat i ka deklaruar në emër të bashkëshortes dhe fëmijëve. Për sa i përket borxheve, Hoti thotë se ka mbi 40,700 euro detyrime ndaj personave juridik dhe fizikë, shkruan Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Vartësi i tij i parë, Besnik Tahiri në AKK ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 265 mijë euro, kredi në vlerë prej 100 mijë euro, një veturë në vlerë prej 16 mijë euro dhe para të gatshme në vlerë prej 20 mijë euro.

Driton Selmanaj i cili është zëvendëskryeministri i dytë në këtë agjenci ka deklaruar se ka rreth 200 mijë euro pasuri të paluajtshme, dy vetura në vlerë të përgjithshme prej 15 mijë e 500 euro, kursime në vlerë prej 2,400 euro dhe detyrime financiare në vlerë mbi 35 mijë euro.

Zëvendësministrja e tretë në Qeverinë Hoti, Albulena Balaj – Halimi në AKK ka deklaruar se ka një pasuri të paluajtshme të përbashkët në vlerë prej 1 milion e 364 mijë euro. Sipas raporti, ajo ka dy vetura në vlerë të përgjithshme prej 13 mijë euro, një kredi personale në vlerë mbi 4,800 euro dhe 1,800 euro kursime, përcjell Telegrafi.

Kurse, vartësi i katërt i Hotit, Goran Rakiq, i cili para se të zgjidhet zëvendëskryeministër e kishte ushtruar detyrën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar një pasuri mbi 440 mijë euro. Ai në raport nuk ka deklaruar se ka detyrime financiare, por vetëm para të kursyera në një bankë në Beograd në vlerë prej 50 mijë euro dhe një veturë në vlerë prej 10 mijë euro.

Disa nga ministrat aktual të Qeverisë Hoti, nuk kanë ushtruar funksione publike, për të cilët mungojnë raportet e deklarimit në AKK.

Avdullah Hoti, kryeministër
Para të gatshme: 2,600 euro
Pasuria e paluajtshme: 233 mijë euro
Borxhe: 40,700 euro

Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë
Para të gatshme: 20 mijë euro
Pasuria e paluajtshme: 265 mijë euro
Borxhe: 100 mijë euro

Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër
Para të gatshme: 2,400 euro
Pasuria e paluajtshme: 200 mijë euro
Borxhe: 35 mijë euro

Albulena Balaj – Halimi, zëvendëskryeministre
Para të gatshme: 1,800 euro
Pasuria e paluajtshme: 1.36 milionë euro
Borxhe: 4,800 euro

Goran Rakiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal
Para të gatshme: 50 mijë euro
Pasuria e paluajtshme: 440 mijë euro
Borxhe: Nuk ka vlerë të deklaruar

Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme
Para të gatshme: Nuk ka vlerë të deklaruar
Pasuria e paluajtshme: Nuk ka vlerë të deklaruar
Borxhe: 19 mijë euro

Anton Quni, ministër i Mbrojtjes
Para të gatshme: 7,800 euro
Pasuria e paluajtshme: 372 mijë euro
Borxhe: Nuk ka vlerë të deklaruar

Meliza Haradinaj, ministre e Punëve të Jashtme
Para të gatshme: Nuk ka vlerë të deklaruar
Pasuria e paluajtshme: 600 mijë euro
Borxhe: 40 mijë euro

Hykmete Bajrami, ministre e Financave
Para të gatshme: 5,300 euro
Pasuria e paluajtshme: 387 mijë euro
Borxhe: 80 mijë euro

Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Para të gatshme: 200 euro
Pasuria e paluajtshme: 50 mijë euro
Borxhe: 10 mijë euro

Arban Abrashi – ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit
Para të gatshme: 75,500 euro
Pasuria e paluajtshme: 1.1 milionë euro
Borxhe: 171 mijë euro

Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Para të gatshme: 52,500 euro
Pasuria e paluajtshme: 73 mijë euro
Borxhe: 1,300 euro

Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë
Para të gatshme: 6,000 euro
Pasuria e paluajtshme: 420 mijë euro
Borxhe: Nuk ka vlerë të deklaruar

Selim Selimi – ministër i Drejtësisë
Mungon raportimi në AKK

Ramë Likaj, ministër i Arsimit
Mungon raportimi i fundit në AKK

Blerim Kuçi – ministër i Ekonomisë
Para të gatshme: 2,100 euro
Pasuria e paluajtshme: 1.2 milionë euro
Borxhe: Nuk ka vlerë të deklaruar

Skënder Reçica – ministër i Punës
Para të gatshme: 1,500 euro
Pasuria e paluajtshme: 500 mijë euro
Borxhe: 20 mijë euro

Vesel Krasniqi – ministër i Tregtisë dhe Industrisë
Mungon raportimi i fundit në AKK

Dalibor Jevtiq – ministër i Kthimit dhe Komunitetit
Mungon raportimi i fundit në AKK

Enis Kervan – ministër i Zhvillimit Rajonal
Mungon raportimi i fundit në AKK /Telegrafi/