Faza e tretë e ndihmës së BE-së, Kosova pranon 10 autoambulaca

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka pranuar sot kont­ingjentin e tretë ndihmës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosov­ë, e cila në në tërësi kap vlerën e pesë milionë eurove.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në donacionin e sotëm përfshih­en 10 autoambulanca, 100 shtretër dhe paj­isje të tjera.
Në ceremoninë e dorë­zim-pranimit, ishte edhe ministri i ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

E drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu, tha se këto 10 autoambula­nca do të ndihmo­jnë në lehtësimin e punës së profesionis­tëve shëndetësorë.

Në donacionin e BE-së për Kosovën, ndër të tjera përfshihen edhe respiratorë e pajisje tjera për luftën kundër koronavirusit.

Në vazhdim do të ketë edhe kontingjente tjera të ndihmës, derisa të arrihet vlera prej pesë milionë eurove.