Italia, ndaras nga Quinti mbështet plotësisht heqjen e reciprocitetit

Ambasada e Italisë në Kosovë ka thënë se pajtohet plotësisht me Përfaqësuesin Special të BE’së, Miroslav Lajcak sa i përket vendimit të qeverisë për heqjen e reciprocitetit me Serbinë.

Ambasad italiane ka deklaruar se me vendimin për heqjen e reciprocitetit është një hap përpara për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

“Italia plotësisht pajtohet me Përfaqësuesin Special të BE’së, Miroslav Lajcak. Ky është një hap i rëndësishëm përpara që duhet të inkurajojë rifillimin e shpejt të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nën mbikqyrjen e BE’së. Ne qëndrojmë të gatshëm për të përkrahur Kosovën dhe Serbinë në rrugëtimin e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane në Kosovë.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë Hoti për heqje të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Mirëpres vendimin e sotëm të qeverisë në Kosovë për të hequr masat e fundit të reciprocitetit. Heqja e shpejtë e pengesave për të rinisur dialogun e drejtuar nga BE’ja tregon përkushtimin e Kosovës për t’u kthyer në tavolinën e negociatave pa vonesa”, ka shkruar Lajcak.